Ndryshon moti: Sot në Kosovë priten reshje shiu dhe bubullima

Ndryshon moti: Sot në Kosovë priten reshje shiu dhe bubullima

Moti sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasditja me vranësira e reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruar me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 14 deri në 22 °C.

E enjtja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët në mëngjes, ndërsa gjatë pasdites pritet të kemi mot pjesërisht me re dhe me reshje të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 9 deri në 18 °C./Motilokal.com