Gjatë ditës së sotme Shqipëria parashikohet të jetë nën ndikimin e një fronti të ftohtë atmosferik i shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa, duke mbajtur mot me vranësira e reshje shiu e intervale me diell, vende-vende në formë të shtrëngatave dhe shkarkesa elektrike. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 18 °C.
Dita e enjte do të nis me mot të vranët dhe reshje lokale shiu, ndërkaq pasditja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 18 °C./Motilokal.com
