Prodhuesi amerikan i motorëve Harley-Davidson ka njoftuar se do të nis prodhimin elektrik, raporton DPA.
Marka plotësisht elektrike "LiveWire” shënon një lëvizje për të udhëhequr dhe përcaktuar tregun për automjetet elektrike, theksoi shefi i Harley-Davidson, Jochen Zeitz në një njoftim për shtyp.
Emërtimi "LiveWire” vjen nga motori i parë elektrik Harley-Davidson, i cili u zbulua në 2019 në shfaqjen e teknologjisë CES në Las Vegas.
Motori ishte një partneritet me kompaninë japoneze të elektronikës Panasonic.
Harley-Davidson ka luftuar për vite me imazhin e tij të modës së vjetër.
Kompania po kërkon të tërheqë blerës për motoçikletat elektrike dhe produkte më moderne.
Biznesi ka parë një përmirësim të dukshëm kohët e fundit.
Në tremujorin e fundit, fitimi u rrit më shumë se 270 për qind nga viti në vit, në 259 milionë dollarë.
Shitjet u rritën me 10 për qind në 1.4 miliard dollarë./Motilokal.com
