Po luante me dallgët në det, 6-vjeçarja përballet me peshkaqenin [Video]

Po luante me dallgët në det, 6-vjeçarja përballet me peshkaqenin [Video]

Një vajzë e vogël pati një përballje të frikshme gjatë një dite në plazh me mamanë e saj. Anela Rezentes po notonte pranë bregut në plazhin e Kalama, Hawai, kur ndjeu diçka duke notuar rreth vetes.

Kur u rrotullua për të parë çfarë ishte, nga uji dolën dhëmbët e një peshkaqeni. Peshkaqeni u përplas pas saj dhe kur e vogla kuptoi çfarë krijese ishte, u turr drejt bregut.

“Unë e vura re peshkaqenin dhe menjëherë doja të largohesha. U frikësova shumë”, tha 6-vjeçarja për televizionin lokal.

Mamaja e vajzës kishte qenë duke filmuar të bijën ndërsa luante në ujë, por nuk e kishte kuptuar nga se ishte trembur derisa e kishte kthyer Videon për ta parë.

“Ajo u tmerruar, dhe thoshte ‘mami ka një peshkaqen në ujë’”, tha nëna e saj Gouveia.

“Unë po kërkoja për peshkaqenin por nuk mund ta shihja. Nuk e kuptova që ishte vërtet një peshkaqen. U shokova!", shtoi ajo.

Fatmirësisht, as Anela dhe as ndonjë pushues tjetër nuk u lëndua. Vajza e vogël madje nuk e pati problem të rikthehej në ujë.

Sipas ekspertëve peshkaqeni i përket një lloji që ushqehet më së shumti me peshq dhe nuk përbën rrezik për njerëzit./Motilokal.com