Pandemia COVID-19 mund të jetë katastrofa më e jashtëzakonshme që Turqia u përball vitin e kaluar (2020), por nuk mjaftoi vetëm kjo pasi u përball edhe me katastrofa të shkaktuara nga moti.
Të dhënat zyrtare nga Shërbimi Meteorologjik i Shtetit Turk (TSMS) tregojnë se ishte një vit me numrin më të lartë të "katastrofave meteorologjike" që nga viti 1940. Një total prej 984 fatkeqësi të motit përfshinë vendin dhe më e zakonshmja ishte reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet shoqëruese me 297 raste, të pasuara nga 262 incidenca të stuhive të rënda.
Ndryshimi i klimës është fajtori kryesor në rritjen e paparë. Fenomeni gjithashtu ndryshon gjatësinë dhe ndikimin e katastrofave, ndërsa incidentet ekstreme të motit të papara ose të rralla më parë janë bërë ngadalë të zakonshme.
Turqia kishte 936 fatkeqësi të lidhura me motin në vitin 2019, por 2020-ta u regjistrua si më e rënda. Pas reshjeve, përmbytjeve dhe stuhive, stuhitë e breshërit ishin raportuar. Janë raportuar gjithsej 223 stuhi breshëri. Incidente të tjera të lidhura me motin përfshijnë reshje të mëdha dëbore, rrufe, rrëshqitje toke, si dhe zjarre në pyje që vijnë nga moti jashtëzakonisht i nxehtë.
Fatkeqësitë ishin më të zakonshmet në verë, veçanërisht në qershor. Reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet, goditjet e rrufeve dhe breshërit ishin më të zakonshmet në qershor, ndërsa stuhitë e forta ishin më të përhapura në shkurt.
Të dhënat e TSMS tregojnë se shumica e katastrofave ndodhën në provincën mesdhetare të Antalias. Pasohet nga Van në lindje, Kayseri në Turqinë qendrore, Bursa në veriperëndim dhe më pas Mersin, një provincë tjetër mesdhetare./Motilokal.com
