Në Liqenin e Ulzës, ka nisur hedhja e rasatit të ballëgjerit. Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se sot janë hedhur 40 mijë copë raste peshk ballëgjeri në liqenin e Ulzës.
“Sot, falë mbështetjes së firmës Kurum, janë hedhur në liqenin e Ulzës 40000 copë rasate ballëgjeri. Ripopullimi i këtij ujëmbledhësi të Hidrocentralit me rasate është një shembull i mirë i bashkëpunimit midis peshkatarëve (OMP - Ulëz) dhe firmës Kurum”, ka shkruar Kristo.
Parku Rajonal i liqenit të Ulzës ka një sipërfaqe prej 4,206 hektarësh dhe shtrihet nëpër të gjithë kurorën e liqenit të Ulzës dhe Shkopetit, në një lartësi prej 400 metra mbi nivelin e detit.
E pasur me bukuri natyrore, pyje me shtigje për ecje, mundësi për lundrim, liqeni i Ulzës nuk është vetëm një destinacion turistik por dhe një liqen që ofron edhe mundësi ekonomike të kultivimit dhe të tregtimit të peshkut./Motilokal.com
