Mot i ngrohtë e me diell në Kosovë

Mot i ngrohtë e me diell në Kosovë

Fillimi i javës në Kosovë parashikohet të nis me mot shumë të ngrohtë e me diell. Të mërkurën pritet të kemi mot të paqëndrueshëm me rënie të lehtë të temperaturave dhe mundësi për reshje shiu.

E hëna do të mbajë mot të ngrohtë, të kthjellët e me diell në pjesën e parë të ditës, pjesërisht me re pritet të jetë gjatë pasdites. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 23 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 13 deri në 25 °C.

E mërkura do të mbajë me mot pothuajse të kthjellët e me diell përgjatë paradites e me riga lokale shiu, ndërkaq pasditja parashikohet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 23 °C./Motilokal.com

Foto: Bejtulla Morina