Java nis me mot të jetë i kthjellët e me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore-malore. Ndërsa dita e mërkurë parashikohet me mot të paqëndrueshëm, kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore këto reshje pritet të jenë në formën e shtrëngatave.
Dita e parë e javës do të jetë me mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 19 deri në 24 °C.
Mot i kthjellët e me diell do të mbajë gjatë ditës së martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 25 °C.
E mërkura parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 15 deri në 19 °C./Motilokal.com
