Kapet momenti kur raketa kineze bie mbi Oqeanin Indian [Video]

Kapet momenti kur raketa kineze bie mbi Oqeanin Indian [Video]

Raketa që shkaktoi trazim dhe ankth në miliona banorë të planetit tonë hyri në atmosferë në orët e para të mëngjesit, duke rënë në Oqeanin Indian, ku pjesë më e madhe e saj u shkatërrua nga shpejtësia e madhe.

Mbetjet e raketës kineze me peshë 21 ton kanë rënë në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.

Map: Image shows the approximate landing point of the rocket

Mbeturinat e raketës së Long March 5B kishin bërë që disa të shikonin me ankth qiellin pasi u lëshua më 29 Prill nga ishulli Hainan i Kinës, por Zyra Kineze e Inxhinierisë Hapësinore të Drejtuar tha se shumica e tyre janë djegur në  atmosferë.

Ndërkohë nëpër shumë media qarkullojnë pamjet e momentit të rënies së raketës në perëndim të arkipelagut të Maldiveve./Motilokal.com