Mbetjet e raketës kineze Long March-5B po enden në orbitë dhe pritet që të futen në atmosferën e Tokës në orët e para të së dielës.
Agjencia Evropiane e Hapësirës ka parashikuar se “zona e rrezikut” përfshin Nju Jorkun, Afrikën, Australinë, Japoninë, Spanjën, Portugalinë, Italinë dhe Greqinë.
Por, sipas CNN, lajmi mirë është se mbetjet e raketës prej 22 tonësh dhe rreth 100 metra të gjatë paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë personale të qytetarëve.
Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit, u shpreh: “Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë i vogël, por jo i pamundur. Ekziston mundësia, por duhet theksuar se rreziku është shumë i vogël. Kështu që, unë do ta bëja gjumin rehat dhe nuk do të shqetësohesha”.
Edhe Pekini ka minimizuar frikën e një dëmi të madh. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin këmbënguli se pjesa më e madhe e raketës do të digjet gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës dhe probabiliteti i shkaktimit të dëmtimit në tokë është jashtëzakonisht i ulët.
Kina e lëshoi raketën e quajtur Long March-5B në 29 prill. Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze shkakton shqetësime për planetin tonë, pasi në vitin 2020, mbeturinat nga një raketë tjetër ranë në fshatrat në Bregun e Fildishtë duke shkaktuar dëme.
Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli./Motilokal.com
