Ky është momenti kur një luan është detyruar të luftojë me një tufë prej të paktën 30 hienash për të mbrojtur ushqimin e tij në rezervatin natyror Kruger të Afrikës së Jugut.
Në imazhet e rënda të mbijetesës shihet sesi luani nuk heq dorë deri në momentet e fundit nga kufoma e bizonit të vogël që sapo kishte vrarë
Fotografi Kyle Smith nga Hilton, Afrika e Jugut, kapi përplasjen e pabesueshme në Parkun Kombëtar të Kruger.
Kyle qëndroi rreth 800 metra larg ndërsa spektakli zgjati për gjashtë orë.
Hienat jetojnë në tufa dhe sigurojnë ushqimin e tyre nga kufoma gjuetie dhe duke gjuajtur vetë. Ato e ndjekin në tufë prenë e tyre dhe mund të arrijnë shpejtësi vrapimi deri në 50 km në orë, për të lodhur gjahun e tyre deri në ezaurim./Motilokal.com







