Korça nuk gjen qetësi nga tërmetet, 4 lëkundje regjistrohen vetëm sot

Korça nuk gjen qetësi nga tërmetet, 4 lëkundje regjistrohen vetëm sot

Vazhdojnë lëkundjet e tërmeteve në juglindje të vendit. Katër dridhje janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, rreth orës 04:41 të mëngjesit të sotëm është regjistruar lëkundja e parë me magnitudë 2.3 ballë. Me epiqendër 126 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 17 kilometra në jug të Korçës. Lëkundja e dytë është regjistruar rreth orë 08:57, me epiqendër 128 kilometra ne juglindje të Tiranës dhe 20 kilometra në jug të Korçës. Dridhja e tretë u regjistrua në ora 11:29, rreth 127 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 19 kilometra në jug të Korçës. Ndërsa lëkundja e katërt është regjistruar rreth orës 11:33, me epiqendër 128 kilometra në juglindje të Tiranës, 21 kilometra në jug të Korçës dhe 13 kilometra në verilindje të Ersekës.

Nga të dhënat zyrtare bëhet e ditur se nga data 1 nëntor dhe deri tek lëkundja e fundit e regjistruar sot në ora 11:33, ka pasur 65 pasgoditje, ku 6 tërmete janë ndierë edhe nga banorët e këtij qarku. /Motilokal.com