Gjashtë bimë që mbushin shtëpinë tuaj me aromë të këndshme

Gjashtë bimë që mbushin shtëpinë tuaj me aromë të këndshme

Të gjithë duam një shtëpi të pastër dhe që të mbajë aromë të këndshme. Për të ndryshuar aromën e shtëpisë tuaj, nuk keni nevojë të blini aromatizues, por vetëm disa lule që do u japin dhomave freski natyrale.

Bright Side dëshiron që ju të shijoni aromat e bukura në shtëpi në mënyrë të sigurt, prandaj kemi gjetur këto 6 bimë të shkëlqyera që mund t'i mbani në shtëpi.

Lule Hoya

6 bimë shtëpie që mund të bëjnë çdo dhomë në shtëpinë tuaj të ketë erë të këndshme

E quajtur edhe bimë dylli ose lule porcelani, hoya ka një aromë të këndshme dhe të ëmbël. Ajo shpërndan aromë çokollate ose vanilje. Nuk është e vështirë të kujdesesh për të. Sigurohuni të ta ujisni dhe ta mbani larg rrezeve të diellit.

Barbarozë me gjethe

6 bimë shtëpie që mund të bëjnë çdo dhomë në shtëpinë tuaj të ketë erë të këndshme

Kjo bimë lëshon aroma të ndryshme sapo i prekni gjetet. Shumëllojshmëria e aromave të tyre është vërtet mbresëlënëse. Gjethet e barbarozave kanë aromë limoni, çokollate, trëndafili, xhenxhefili etj. Për t’u rritur ata kërkojnë shumë dritë dielli dhe tokë të lagësht.

Jasemini: një aromë e ëmbël

6 bimë shtëpie që mund të bëjnë çdo dhomë në shtëpinë tuaj të ketë erë të këndshme

Përveç luleve të tyre të bukura të bardha, si yjet, kjo bimë ka një aromë të këndshme të ëmbël, e cila vihet re veçanërisht gjatë natës. Jasemini rritet më shpejt kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit, prandaj nxirreni jashtë herë pas here gjatë verës dhe mbajeni pranë një dritareje me pamje nga jugu.

Rigoni Kuban: një aromë mente

6 bimë shtëpie që mund të bëjnë çdo dhomë në shtëpinë tuaj të ketë erë të këndshme

Rigoni kuban, i cili nganjëherë quhet edhe nenexhik meksikan, nuk është as rigon dhe as nenexhik. Kjo është një bimë bukuroshe me gjethe kadifeje që mund ta shijoni jo vetëm për aromën e saj të këndshme të mentës, por gjithashtu mund ta përdorni të freskët ose të tharë për gatim. Rigoni kuban rritet më së miri pranë një dritare me diell nëse e ujitni atë rreth një herë në javë.

Gardenia: një aromë e ëmbël 

6 bimë shtëpie që mund të bëjnë çdo dhomë në shtëpinë tuaj të ketë erë të këndshme

Gardenia, duke qenë një nga bimët më aromatike me lule të mrekullueshme të bardha dhe gjethe jeshile me shkëlqim, por është pak e ndërlikuar për t’u kujdesur. To kërkojnë lagështi të moderuar, temperatura të freskëta dhe shumë dritë.

Livando

6 bimë shtëpie që mund të bëjnë çdo dhomë në shtëpinë tuaj të ketë erë të këndshme

Edhe pse kjo nuk është një bimë shtëpie shumë e zakonshme, rritja e livandës në shtëpi mund t'ju sjellë shumë përfitime. Lulet e saj vjollcë duken të mrekullueshme dhe aroma që i jep shtëpisë tuaj është e vështirë të mos vlerësohet.

Për më tepër, bima përdoret shpesh në terapinë aromatike dhe mund t’ju ndihmojë të zvogëloni stresin. Edhe pse kujdesi për të mund t’ju sjellë ca nga stresi menjëherë (ju duhet shumë dritë dhe sasia e duhur e ujit), ia vlen ta mbani./Motilokal.com