Një grup ekspertësh nga SHBA-ja dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës morën pjesë në simulimin hipotetik që zgjati një javë nën udhëheqjen e NASA.
Në skenarin e këtij simulimi, një asteroid 35 milionë milje larg po i afrohej Tokës dhe mund ta godiste atë brenda 6 muajsh, transmeton TRT.
Ekspertët bënë të gjitha llogaritjet mbi mundësinë e përplasjes, orbitën dhe dimensionin e asteroidit.
Nëse marrim në konsideratë kohën 6-mujore, asnjë teknologji në Tokë nuk mund të parandalojë goditjen e asteroidit.
Me këtë realitet alternativ (simulim) asteroidi ra në Evropën Lindore.
Tani për tani, asnjë asteroid i njohur deri më sot nuk përbën rrezik për Tokën.
Por dy të tretat e asteroideve më të mëdhenj se 140 metra ende mbeten të pazbuluar.
Kjo është arsyeja pse NASA dhe institucionet e tjera po përpiqen të përgatiten me një alternativë për t’i bërë ballë një situate të tillë.
Shumica e asteroideve lëvizin me shpejtësi të pakapshme nga radari dhe përcaktohen me shumë vonesë./Motilokal.com
