Një nënë elefant ka shpëtuar foshnjën e saj nga mbytja në një lumë, duke kërkuar ndihmën e tufës për ta nxjerrë voglin e saj.
Fotografitë tregojnë momente emocionuese nga rezervati në Afrikën e Jugut tregojnë elefantin e vogël kurioz që eksploron bregun e lumit para se të bjerë në thellësi teksa tenton të pijë.
Koka e tij mezi shihet sipër ujit teksa nëna në panik tenton ta tërheqë me noçkën e saj.
Por duke ndjerë rrezikun ajo thërret për ndihmë të paktën pesë anëtarë të tufës të cilët i bashkohen dhe rrjedhimisht arrijnë të nxjerrin elefantin e vogël nga uji.
Fotografi Wesley Wolmarans thotë: “Nëna nisi të kërcente në vend, e cila ishte në panik teksa shihte të voglin e saj që mezi mbante kokën sipër ujit”.
Ai tha se tentativat e nënës shkaktuan klithma të forta dhe brenda dy sekondash e gjithë tufa erdhi duke u futur në ujë për të kërkuar të voglin.
“Duke përdorur këmbët dhe noçkat e tyre ata shtynin të voglin drejt bregut derisa ai arriti të ngjiten në tokë të fortë. Frika shihej në sytë të tyre”, tregon fotografi Wolmarans.
Në pamje shihet momenti kur elefanti i lagur çlirohet dhe më të mëdhenjtë krijojnë një rreth mbrojtjeje rrotull tij.
Wolmarans tha se pas kësaj nëna e mbante atë gjithmonë larg ujit.
Ka ndodhur shpesh që elefantë të vegjël të mbyten në ujëra të thella ose me rrymë të shpejtë.
Edhe shpëtimi koletiv i dëshmuar nga Wolmarans është diçka e zakonshme në botën e egër, ku anëtarët më të vjetër të tufës janë vigjilentë për të ruajtur të vegjlit e njëri-tjetrit./Motilokal.com
