Aktivistja suedeze për mjedis Greta Thunberg u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se gjenerata e saj "nuk do të heqë dorë" në luftën e saj për të ngadalësuar dhe përmbysur ngrohjen globale.
Thunberg u bëri thirrje udhëheqësve të cilët ajo tha se nuk po bën sa duhet për të mbajtur premtimet e bëra gjatë marrëveshjeve të klimës së Parisit 2015.
“Nëse askush nuk bën presion mbi ata që janë në pushtet, ata padyshim që nuk do të bëjnë asgjë”, theksoi ajo.
Qeveritë në të gjithë botën duket se kanë braktisur qëllimin e kufizimit të ngrohjes globale në një rritje prej 1.5 gradë të temperaturës krahasuar me nivelet para-industriale, shtoi ai.
"Ne nuk do ta pranojmë atë... ne, brezi i ri", tha Thunberg në konferencën virtuale për shtyp të martën.
"Unë mendoj se do të nevojiten kompromise", shtoi Thunberg. "Ne gjithashtu duhet të kujtojmë se nuk mund të bëjmë kompromis me ligjet e fizikës".
Ajo këto deklarata i bëri pas një takimi me kryeministrin Suedez Stefan Leuven.
Aktivistja suedeze, e cila u bë e njohur në të gjithë botën në 2018 kur protestoi e vetme jashtë parlamentit Suedez në Stokholm për mungesën e veprimit për të ndaluar ndryshimin e klimës u bë një lëvizje globale, gjithashtu kritikoi mediat për minimizimin e ashpërsisë së krizës.
Qeveria Suedeze po pretendon një rol udhëheqës në luftimin e ngrohjes globale, por Tunberg dhe aktivistët e tjerë që e luftojnë atë kanë thënë se qeveria nuk po bën sa duhet./Motilokal.com
