Rama: Nuk do të vendosim asnjë kusht apo kriter për të gjithë ata që duan të vijnë në Shqipëri

Rama: Nuk do të vendosim asnjë kusht apo kriter për të gjithë ata që duan të vijnë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një konference të pranimit të 145 mijë doza Pfizer nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht e asnjë pengesë për të gjithë ata që duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që, siç e kam thënë më parë, duhet të jetë një sezon shumë më i lehtë se ai i shkuari.

“Me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve e të kërkesave që rriten vazhdimisht nga vende të tjera për të ardhur, për të kaluar pushimet në Shqipëri. Ne jemi sot në një pozicion realisht të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike, nga pikëpamja e sasisë së vaksinave të bëra e do të vazhdojmë me ritëm të lartë vaksinimin. E kemi realizuar objektivin e gjysmë milionë vaksinimeve 29 ditë përpara afatit”, ka theksuar Rama.

Ai është shprehur se objektivi është 1 milionë dhe puna vazhdon intensivisht, në mënyrë që Shqipëria të buzëqeshë e çliruar nga ky makth i gjatë dhe që kapaciteti i saj kryesor, që ka të bëjë me turizmin, të përdoret sa më shumë këtë vit e pastaj totalisht, vitin e ardhshëm dhe në vijim.

Ndërsa në fjalën e tij Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, deklaroi se “ne i kemi bërë një propozim shteteve anëtare dhe shtetet anëtare do të marrin vendimin sesi do të ecet përpara, si do të procedohet”.

“Në rekomandimet tona, ne kemi sugjeuar që shtetet anëtare të rihapin kufijtë dhe të lejojnë edhe qytetarët e shteteve të tjera, të hyjnë në BE, në veçanti të Ballkanit Perendimor edhe pa pasur arsye thelbësore. Pra që të rifillojë udhëtimi i tyre”, theksoi ai.

“Ne, natyrisht do të përdorim të dhëna epidemiologjike, në mënyrë që ato vende të cilat kanë një situatë të mirë epidemiologjike të kenë mundësi, që qytetarët e tyre të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE-së, si dhe ata individë që janë të vaksinuar”, shtoi ai.

Ai tha se shpreson që të kemi një verë e cila do t’i ngjajë një vere normale apo një normaliteti veror, pasi ka ardhur koha që të ndodhë kjo gjë./Motilokal.com