Shumë njerëz pëlqejnë të dëgjojnë shiun kur bie, po ashtu shumë njerëz e shohin shiun si diçka shumë qetësuese dhe romantike, ndërsa disa të tjerëve ju pëlqen era e shiut që kjo e fundit ka aftësinë të na qetësoj nervat.
Ecja në shi mund të jetë një përvojë shëruese, pasi qetëson mendjen dhe ndihmon për të çliruar mendimet dhe emocionet e shtypura.
Aroma e shiut ka një emër të veçantë, Petrichor, i quajtur kështu nga dy shkencëtarë australianë në vitet 1960.
Aromë është një kombinim i kimikateve të lëshuara nga bakteret që jetojnë në tokë dhe vajrave të lëshuara nga bimë.
Ditët me shi janë ideale nëse jeni pak të stresuar, pasi aroma e shiut është treguar se ndihmon në qetësimin e ankthit dhe stresit, duke përmirësuar gjendjen shpirtërore në pak minuta.
Era e shiut freskon mendjen.
Lagështia e mban lëkurën dhe flokët të hidratuar, dhe duke qenë alkaline në natyrë, shiu është I mirë dhe për lëkurën e kokës.
Studiuesit japonezë zbuluan se aktivitetet fizike të kryera në një mot të ftohtë dhe me shi djegin më shumë kalori dhe yndyra sesa kur bëhen në një ditë me diell.
Ndërsa bie shi, pikat thithin pluhurin dhe mikrobet, kështu ajri pastrohet.
Një shëtitje në shi ndihmon njerëzit të shohin probleme nga një perspektivë tjetër./Motilokal.com
