Zbulohen gjurmë akullnajash në Mars

Zbulohen gjurmë akullnajash në Mars

Në planetin Mars dyshohet se ka shtresa akullit të mbuluara nga shkëmbinj. Një konstatim i tillë është zbuluar nga shkencëtarët përmes mikroskopit të vendosur në ultësirën veriore të planetit.

Karakteristikat e çuditshme u gjetën në një fushë të sheshtë të njohur si Arcadia Planitia, që kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me rrjedhat e akullit brenda akullit në Antarktidë, zbulon një studim i ri.

Nëse vërtet janë akullnaja, është e sigurt që shumë prej misioneve të ardhshme në Mars do të synojnë në këtë pikë SpaceX dhe NASA tashmë kanë treguar interes, pasi është një fushë plotësisht e sheshtë, ideale për zbarkimin e anijeve kozmike. Nëse ka akull jo shumë të thellë nën sipërfaqen e fushës, astronautët mund të kenë në dispozicion një burim uji.

Karakteristikat e sapo gjetura të rrjedhës janë të çuditshme sepse ato ndodhin në një terren të rrafshët, tha udhëheqësi i studimit Shannon Hibbard, një student doktorature në Universitetin e Ontario Perëndimore në Kanada.

"Ka shumë prova që kjo është një zonë e pasur me akull, por ne nuk kemi një hartë topografike për tiparet e valëzuara", tha Hibbard për Live Science.

Rrjedhat e valëzuara të identifikuara janë një mister i madh, pasi toka nuk është aq e pjerrët sa të justifikojë lëvizjen e akullit. Analizat e kryera konfirmuan se këto karakteristika i referohen akullnajave.

Sidoqoftë, Hibbard pranon se nuk është e qartë nëse uji ka ekzistuar dikur apo ekziston ende në shtresat nëntokësore të planetit të kuq./Motilokal.com