Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasditja me vranësira. Reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohet të prekin tërë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 22 °C.
Dita e enjte do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërkaq pasditja do të jetë me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 22 °C./Motilokal.com
