Disa këshilla si të mbroheni nga rrufeja

Disa këshilla si të mbroheni nga rrufeja

Rrufetë mund të japin një spektakël në qiell, por në të njëjtën kohë mund të jenë shumë të rrezikshme.

Çdo vit rrufetë vrasin mesatarisht 6000 njerëz në botë. Prandaj është e rëndësishme të siguroheni siç duhet gjatë një dite me rrufe.

Ky artikull do t’ju mësojë disa këshilla të thjeshta se si të jeni të sigurt gjatë një stuhie.

Kur dëgjoni gjëmimin, ju jeni pothuajse në rrezik. Rrufeja mund të godasë dhe kur shtrëngata është 16 kilometra larg jush.

Kështu mos kërkoni strehë nën pemë, sidomos nën drurin e vetmuar.

Nëse jeni në shtëpi dhe e dini që po ndodhë shtrëngata, mbyllni dyert dhe dritaret, fikni aparatet elektrike, sidomos aparatet TV, që janë më të prirur të tërheqin rrufenë.

Nëse jeni në veturë, mos u frikësoni, nëse jenë në objekt të mbyllur qëndroni aty derisa të pushojë shtrëngata.

Mbyllni veshët me duar që ta mbroni membranën e veshit.

Nëse gjendeni në ambient të hapur, mos u shtrini në tokë, sepse atëherë me tërë sipërfaqen e trupit jeni në kontakt me tokën.

Nëse vetëtin, mos përdorni telefonin, pa marrë parasysh a janë ata fiks apo celularë. Celularët patjetër fikni, posaçërisht nëse jeni në hapësirë të mbyllur.

Shmangni përdorimin e objekteve prej metali, sepse ata janë përçues të shkëlqyeshëm të energjisë elektrike.

Nëse jeni duke peshkuar, menjëherë lëreni kallamin e peshkimit.

Shmangni shtyllat e rrëzuara apo të dëmtuara, shtyllat e energjisë elektrike dhe objektet e tjera, të cilat shërbejnë për shpërndarje të energjisë elektrike. Kurrë mos prekni kabllot apo çfarëdo teli nga metali apo bakri, të cilët janë djegur, janë shkëputur apo në ndonjë mënyrë janë dëmtuar./Motilokal.com