Të paktën 14 persona të vdekur nga vërshimet në perëndim të Afganistanit

Të paktën 14 persona të vdekur nga vërshimet në perëndim të Afganistanit

Në provincën Herat në Afganistanin perëndimor, 14 persona humbën jetën në katastrofën e përmbytjes.

Zëdhënësi i Guvernatorit të Heratit, Jaylani Farhad, në një deklaratë për shtyp tha se reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në rrethin Adrasken të Heratit.

Duke deklaruar se 14 persona humbën jetën në përmbytje, Farhad gjithashtu tha se shumë kafshë u mbytën.


Nga ana tjetër, Farhad deklaroi se kishte një përmbytje në rrethin Uba të Heratit dhe nuk dihet ende nëse kishte ndonjë viktimë.

Duke u shprehur se shumë shtëpi u përmbytën, Farhad tha se përpjekjet për kërkim dhe shpëtim vazhdojnë ende.


Vërshimet sezonale që ndodhin në këtë shtet dëmtojnë shtëpitë, tokat bujqësore dhe infrastrukturën publike.

Në gusht të vitit të kaluar, vërshimet kanë rezultuar me më shumë se 150 vdekje në 13 provinca afgane.

Më 2019, autoritetet afgane janë përballur me vërshime të ashpra që kanë shkatërruar më shumë se 10,000 shtëpi dhe kanë prekur rreth 180.000 persona, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për ndihmë./Motilokal.com