Një stuhi e fortë me erë dhe shi e ka goditur qytetin e Durrësit nën ujë brenda pak minutash pasditen e sotme.
Sipas njoftimeve uji ka arritur disa centimetra, ku të gjitha rrugët kryesore dhe disa lagje janë mbushur me ujë pas reshjeve të mëdha të shiut, duke vështirësuar edhe lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.
Situata problematike në kryqëzimi e ‘Stadiumit’, rreth rrotullimi tek ‘Stacioni i trenit’, shëtitorja ‘Taulantja’.
Probleme janë shfaqur në lagjet numër 13, 14 dhe 15 të qytetit bregdetar.
Me ardhjen e stinës së vjeshtës e sidomos në muajin nëntor qyteti i Durrësit dhe shumë qytete të tjera përmbytet vazhdimisht.
Po ashtu nga reshjet e mëdha të shiut është përmbytur edhe Lezha, ku janë përmbytur dhe bllokuar rrugët. Në disa zona uji ka arritur deri në 30 cm, ndërsa si pasojë e stuhisë së shiut dhe erës, ka edhe mungesë të energjisë elektrike. /Motilokal.com



