Mësoni se çfarë 'humori' do të ketë moti këtë javë në Kosovë

Mësoni se çfarë 'humori' do të ketë moti këtë javë në Kosovë

Ditët e para të javës në Kosovë parashikohet të mbajë me mot të ndryshueshëm, kryesisht ngrohtë, me kthjellime e diell e vranësira, ku nuk do të mungojnë as reshje e shiut.

E hëna do të mbajë mot pjesërisht me re e me diell, ndërsa gjatë mbrëmjes do të jetë me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 19 °C.

Dita e martë do të jetë me mot pjesërisht me re dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 18 °C.

E mërkura do të mbajë me mot i kthjellët e me diell përgjatë paradites, ndërkaq pasdite pjesërisht me re e me riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 10 deri në 21 °C./Motilokal.com