Java e parë e muajit maj parashikohet të jetë me mot tipik pranveror. Deri në mesjavë pritet të kemi mot me diell dhe alternime vranësirash.
Dita e parë e javës do të nis me mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 13 deri në 21 °C.
Mot pothuajse i kthjellët do të mbajë gjatë paradites së martë, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 21 °C.
E mërkura do të nis me mot pjesërisht me re, pasditja do të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 15 deri në 18 °C./Motilokal.com
