Kompania e financuar nga Bill Gates lëshon mushkonjat e modifikuara gjenetikisht në Florida

Kompania e financuar nga Bill Gates lëshon mushkonjat e modifikuara gjenetikisht në Florida

Mushkonja të modifikuara gjenetikisht për të zhdukur “Aedes aegypti”, siç njihen mushkonjat që përhapin ethen e verdhë afrikane dhe malarien. Ky është eksperimenti që pritet të vihet në zbatim nga kompania bioteknologjike Oxitec, të ardhurat e të cilat sigurohen nga fondacioni i Bill Gates.

Versioni i ndryshuar i insektit nuk pickon, madje lind vetëm pasardhës meshkuj.

Florida Keys në Shtetet e Bashkuara, është përcaktuar si vendi në të cilin do të zbatohet ky eksperiment.

Në shumë banesa, janë vendosur kuti me vezë të cilat në lagështi, lindin mushkonjat e reja.

Rrjeti në fjalë njofton se fondacioni i Bill e Melinda Gates Foundation ka dhënë një donacion prej 4.1 milionë dollarë për Oxitec në vitin 2018 me qëllim “krijimin e një mushkonje që eliminon malarien në kontinentet amerikane, në Azinë Jugore dhe Afrikën Lindore”, ndërsa më herët fonacioni kishte dhënë $19.7 milionë për “një tjetër projekt ku merrte pjesë Oxitec.

Lëshimi i mushkonjave po kundërshtohet nga një numër i konsiderueshëm vendasish si dhe aktivistë të jashtëm që sinjalizojnë për gabime shkencore në  plan dhe mungesën e testimeve të sigurisë.

Duke theksuar mungesën e “provave të konfirmuara në mënyrë independente” rrjeti mediatik thotë se vendasit besojnë se eksperimenti po u imponohet për t’u bërë mbi ta.

“Besoj se është kriminale që ne po na imponohet të jemi pjesë e këtij eksperimenti”, tha një rezident gjatë takimit të këshillit të qytezës./Motilokal.com