I nxehti afrikan po vjen në Kosovë, mësoni si do të jenë temperaturat

I nxehti afrikan po vjen në Kosovë, mësoni si do të jenë temperaturat

Pas ditëve të ftohta pranverore, si duket po vjen vera. Një valë e të nxehtit nga Afrika pritet të shtrihet mbi Kosovë në ditët në vijim.

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell, kthjellime dhe re. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 12 deri në 23 °C.

Dita e shtunë do të jetë kryesisht me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 21 °C.

E diela parashikohet të jetë me mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 24 °C./Motilokal.com