Diell, vranësira dhe temperatura deri në 29 gradë, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Diell, vranësira dhe temperatura deri në 29 gradë, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Shqipëria përgjatë kësaj fundjave parashikohet të ndikohet nga kushte të ndryshueshme atmosferike, ku do të mbajë mot me diell, kthjellime, vranësira dhe reshje lokale shiu.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët e me diell gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 16 deri në 26 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 25 °C.

Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu pritet të mbajë përgjatë mëngjesit të ditës së diel, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 24 °C./Motilokal.com