Një pamje tërësisht e kuqe gjaku e diellit, besohet se është një nga fotot më të qarta të bëra ndonjëherë nga Toka.
Pamja mahnitëse nga afër u realizua duke përdorur një teleskop ultra të ndjeshëm nga fotografi astronomik amerikan Andrew McCarthy.
Ai bashkoi mijëra imazhe mbi njëri-tjetrin për të kapur detaje të mëdha të yllit, i cili është 144 milionë kilometra larg tokës. Andrew nga Kalifornia, ka fotografuar Diellin dhe Hënën për tre vjet - por vetëm këtë muaj nisi sfidën e tij më unike.
Krijimi i tij i imazhit mbresëlënës përfshinte marrjen e pothuajse 100,000 fotove individuale - me një shpejtësi prej rreth 100 fotosh në sekondë përpara se t'i vendoste ato së bashku.
Duke përdorur teleskopin e tij të ri Andrew ka realizuar pamjen më të detajuar të diellit të bërë ndonjëherë nga Toka. Diametri i yllit tonë është rreth 700,000 kilometra.
Imazhi gjigant prej 230 megapixel, e tregon diellin në një ngjyrë të kuqe dramatike, në sfondin e një qiellit të errët. Në foto mund të shihet dhe plazma në anët e jashtme të diellit, duke shpërthyer jashtë gjigantit të gaztë.
Andrew poston rregullisht fotot e tij në @cosmic_background në Instagram, ndersa tha: “Jam shumë i lumtur për rezultatin final, nuk e dija që imazhi do të dilte kaq mirë. Do të përpiqem të krijoj të tjera imazhe si këto. Kam krijuar një teleskop të ri solar që më jep një gjatësi fokusi prej 4000mm, në një zmadhim prej 10x nga teleskopi i mëparshëm. Kam përdorur gjithashtu teknikën e ‘imazhit me fat’, në mënyrë që kuadrot e një sesioni të vendosen bashkë, për të reduktuar efektet e atmosferës”.
“Këto foto janë bërë pak para mesditës, kur dielli ishte lart në qiell, por atmosfera e tij është relativisht e qetë. Objektet rrotull anëve të diellit është masa e plazmës e varur në atmosferën diellore, e mbajtur nga fusha e fuqishme elektromagnetike të diellit”./Motilokal.com
