Hëna rozë pritet të jetë e dukshme mbrëmjen e sotme 26 prill. Hëna e plotë do të arrijë pikun kur sfera hënore vendoset direkt përballë diellit.
Por, pavarësisht emrit të pazakontë, hëna nuk do të merr ngjyrën rozë. Ky emër ka gjenezën në Indi që në këtë mënyrë bënin matjen e kohës.
Në mënyrë tipike hëna duket të jetë 7 për qind më e madhe dhe rreth 15 për qind më e ndritshme se një hënë e plotë tipike, sipas Almanac.
Super hëna e kësaj jave është quajtur hëna "rozë" për shkak të kohës së saj afër sezonit të lulëzimit të luleve.
Ekziston një tjetër super hënë që vjen këtë vit më 26 maj. Pritet të duket më e madhe dhe të shkëlqejë më shumë se hëna e prillit, sipas parashikuesve./Motilokal.com
