Parashikimi i moti për ditën e hënë në Mal të Zi, do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 16 °C.
Dita e martë do të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 17 °C.
E mërkura pritet të nis me mot pjesërisht me re dhe vende-vende me riga të lehta shiu, kurse pasditja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 14 deri në 20 °C./Motilokal.com
