Diell, vranësira e reshje shiu, ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Diell, vranësira e reshje shiu, ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të nis me mot të kthjellët e me diell, pasditja pjesërisht me re dhe mbrëmja me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 18 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të vranët e me reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 10 deri në 14 °C.

E mërkura do të mbajë me mot pjesërisht me re dhe vende-vende me riga lokale shiu, mbrëmja pritet të jetë me kthjellime. Temperaturat do të luhatën prej 9 deri në 18 °C./Motilokal.com