Ç'mot do të mbajë java e fundit e prillit në Kosovë

Ç'mot do të mbajë java e fundit e prillit në Kosovë

Java e fundit e prillit në Kosovë parashikohet të mbajë me mot të ndryshueshëm, kryesisht ngrohtë, me kthjellime e diell, ku nuk do të mungojnë as reshje e shiut.

E hëna do të mbajë mot të kthjellët e me diell në orët e para të ditës, ndërsa pasditja do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 17 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira e reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 15 °C.

E mërkura do të mbajë me mot kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe me reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 20 °C./Motilokal.com