Dita e parë e javës do të nis me mot të kthjellët e me diell, pasditja pritet të jetë pjesërisht me re, ndërsa mbrëmja me vranësira dhe vende-vende me riga lokale shiu. Temperaturat do të luhatën nga 10 deri në 21 °C.
Mot me vranësira e reshje shiu do të mbajë dita e martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 21 °C.
E mërkura do të nis me vranësira, pasditja do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 7 deri në 16 °C./Motilokal.com
