Toka u “përshëndet” nga kometa C/2020 R4 Atlas (Asteroid Terrestrial-Impact Last Alert System), nga distanca minimale prej rreth 70 milionë kilometrash.
“Pavarësisht nga emri i ngjashëm, "ky nuk është një fragment kthyes i kometës C/2019 Y4 Atlas", i cili nuk i mbijetoi kalimit të ngushtë me Diellin në pranverën e vitit 2020”, astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Projektit Virtual Telescope.
“Zbuluar më 16 shtator, 2020, C/2020 R4 Atlas është, për fat të keq, një kometë nën pragun e dukshmërisë me sy të lirë", shpjegon Masi.
“Për ta vëzhguar atë, keni nevojë për dylbi ose një teleskop të vogël. Trupi qiellor tërhoqi vëmendjen e tij duke filluar nga dhjetori i vitit 2020”, thekson astrofizikani./Motilokal.com
