Në një ditë tipike, rrethi piktoresk i Elmbridge në Angli është zakonisht mjaft e qetë, por së fundi po përballet me akte që i kanë vënë në alarm banorët, të cilët krenohen me natyrën e bukur dhe gjelbërimin e harlisur te saj.
Por këto nuk janë ditë tipike në Elmbridge.
Një "maniak" i panjohur pret me sharrë elektrike pemët dhe zhduket pa lënë gjurmë. Fushata e çmendur e tij ka nisur përpara një muaji, thotë CNN.
“Më duket sikur ky njeri po tallet me ne”, shprehet një banor, Cameron Flynn.
"Njerëzit janë shumë të hutuar nga e gjithë situata...Disa njerëz janë të frikësuar sepse ka një maniak që shkon me një sharrë elektrike duke prerë pemë."
Situata e krijuar i ka shtyrë rezidentët e Elmbridge të mobilizohen. Një grup i krijuar në Facebook me emrin Elmbridge Tree Patrol, ka grumbulluar deri tani 1.000 vullnetarë, të gatshëm të mbrojnë ambientin.
Grupi u krijua pikërisht nga Flynn që sqaron se pjesëtarët e tij do të patrullojnë gjatë natës, por nuk jep më shumë detaje nga frika se mos në mesin e grupit ‘online’ mund të jetë infiltruar edhe vetë shkatërruesi fantazmë i pemëve./Motilokal.com

