Spektakël në natyrë, çelin lulekambanat në pyllin Hallerbos [Foto]

Spektakël në natyrë, çelin lulekambanat në pyllin Hallerbos [Foto]

Për lulet nuk ka asnjë ndalim se kur ato çelin, lulëzojnë kur ato shpërthejnë. Fatkeqësisht, njerëzit janë ndaluar t'i shijojnë ato këto ditë.

Lulekambanat që fillojnë të çelin në muajin prill në Pyllin Hallerbos pranë qytezës Halle në rajonin Flaman të Belgjikës kanë magjepsur vizitorët, raporton AA.


Lulet e Pyllit Hallerbos (Lulekambanat), të cilat çelin në prill dhe maj në këtë pyll me sipërfaqe 552 hektarë afër qytezës në kufirin e Rajonit Flaman Brabant, magjepsin vizitorët që i shohin ato dhe shijojnë aromën e tyre unike dhe ngjyrën vjollcë.


Këto lule llogariten si paralajmërues i pranverës, ndërsa për t’i parë ato, vijnë shumë turistë dhe entuziastë të fotografisë nga vende të ndryshme, të cilët preferojnë pamje në orët e hershme ose gjatë perëndimit të diellit.


Për t’i parë nga afër lulekambanat, mjafton të merren parasysh paralajmërimet e rojeve të pyjeve në një zonë prej 250 hektarësh dhe të vazhdohet në rrugën e shënuar të ecjes prej 7 kilometrash./Motilokal.com