Anija kozmike SpaceX mbërrin me sukses në Stacionin Hapësinor

Anija kozmike SpaceX mbërrin me sukses në Stacionin Hapësinor

Anija kozmike e SpaceX Crew Drgaon, me 4 astronautë nga tre vende të ndryshme të botës, është ankoruar me sukses në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar sot herët në mëngjes.

Ekuipazhi i do të qëndrojë gjashtë muaj në hapësirë. Ky mision, i quajtur Crew-2, shënon fluturimin e tretë me ekuipazh për kompaninë e Elon Musk.

Astronautët u nisën nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, të premten në mëngjes, dhe kaluan gati 24 orë duke fluturuar nëpër orbitë me më shumë se 27358 kilometra në orë.

Ekuipazhi përbëhet nga astronautët e NASA-s Shane Kimbrough dhe Megan McArthur , Thomas Pesquet i Agjencisë Europiane të Hapësirës dhe Akihiko Hoshide me agjencinë hapësinore Japoneze JAXA. Ata u janë bashkuar 7 astronautëve që ndodhen në hapësirë që prej nëntorit./Motilokal.com