Mos harroni çadrën, mot me vranësira e shi në Kosovë

Mos harroni çadrën, mot me vranësira e shi në Kosovë

Fundjava në Kosovë parashikohet të jetë me mot të ndryshueshëm, me vranësira reshje shiu dhe diell.  

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu në orët e para të ditës. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 7 deri në 9 °C.

Dita e shtunë do të nis me mot të vranët e me reshje lokale shiu, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 10 °C.

E diela parashikohet të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 15 °C./Motilokal.com