Sonda Perseverance e NASA-s realizon një tjetër arritje që u jep njerëzve më tepër mundësi për të jetuar në Mars. Instrumenti MOXIE i kësaj sonde ka arritur të prodhojë oksigjen nga një kampion me dioksid karboni që në atmosferën e planetit të kuq gjendet në sasi të konsiderueshme.
Shkencëtarët e NASA-s thanë se instrumenti i oksigjenit i kësaj sonde prodhoi një sasi modeste prej 5 gramësh oksigjen, që i mundëson një personi frymëmarrje normale për 10 minuta.
Megjithatë, ata e konsiderojnë këtë një arritje të madhe pasi tashmë përmes kësaj mënyre krijohen shumë mundësi për të prodhuar në Mars, sasi të mjaftueshme oksigjeni të mjaftueshme për dërgimin e njerëzve, duke reduktuar kostot e larta që do të kishte transporti i gazit jetësor nga toka.
NASA është shprehur se po mendon që në misionet e ardhshme njerëzore do të merrnin me vete versione të shkallëzuara të Moxie në Planetin e Kuq në vend që të përpiqeshin ta merrnin nga Toka të gjithë oksigjenin e nevojshëm.
96 për qind e atmosferës së Marsit përbëhet nga dioksidi i karbonit. Agjencia Hapësinore Amerikane shpreson që të nisë dërgimin e njerëzve për kolonizimin dhe zhvillimin e jetës në planetin e kuq gjatë viteve 2030./Motilokal.com
