Konstruktorët nga e gjithë bota janë duke konkurruar viteve të fundit që të zhvillojnë një makinë funksionale fluturuese në treg.
Tashmë si duke një tillë mund të jetë e disponueshme më shpejt se sa mendoni. Një kompani në San Francisko ka krijuar makinën e quajtur ASKA dhe pritet të dalë në treg në vitin 2026. Një zëdhënës konfirmoi se NFT tashmë ka filluar të marrë porosi për automjetin, që vjen me një çmim prej 789 mijë dollarësh.
ASKA ka afërsisht madhësinë e një SUV-i të madh, i pajisur me krahë të hapur, mund të përshkruhet më mirë si një aeroplan që drejton, sesa një makinë që fluturon.
Makina është krijuar për të transportuar pasagjerë kudo, në një distancë prej 402 kilometrash. E veçanta e saj është se mund të parkohet dhe drejtohet si një makinë e rregullt, pastaj të fluturojnë për në destinacionet e përcaktuara.
Rotorët e tyre ushqehen me bateri elektrike, por gjithashtu përdorin benzinë në situata të caktuara. Kompania mendon se makinat e saj fluturuese do të transformojnë mënyrën e udhëtimit të shoqërisë. Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv Guy Kaplinsky tha për Tech Crunch: “Shumica e përdoruesve do të jenë pilotë të rinj dhe siguria për ne është numri një.”/Motilokal.com
