Ndotja akustike apo ndryshe nga zhurma ka efekte afatgjata mbi bimët, edhe pasi të ketë pushuar, kjo mbështetet nga një studim i botuar së fundmi.
Sipas këtij studimi, studiuesit vunë re se në disa vende me më shumë ndotje të zhurmës, jo shumë larg puseve të gazit natyror, kishte një rënie prej 75 për qind të rritjes së fidanëve të pishave.
Ky fenomen ka vazhduar me kalimin e kohës, më shumë se dhjetë vjet më vonë, madje edhe në vendet që janë bërë më pak të zhurmshme në ndërkohë.
“Ndotja nga zhurma ndikon në larminë e jetës së bimëve në një ekosistem. Në fakt, megjithëse zhurma mund të ndryshojë nga momenti në moment për njerëzit, ajo ka një efekt më të qëndrueshëm te pemët dhe bimët. Ajo që vëzhgojmë është se heqja e ndotjes nga zhurma nuk përkthehet domosdoshmërisht në një rivendosje të funksionit ekologjik në një kohë të shkurtër", shpjegon studimi./Motilokal.com
