Ndryshimi i klimës ka ulur prodhimin global të ushqimit me më shumë se 20 për qind në 60 vitet e fundit

Ndryshimi i klimës ka ulur prodhimin global të ushqimit me më shumë se 20 për qind në 60 vitet e fundit

Ndërsa popullsia globale vazhdon të rritet, një studim i ri tregon se produktiviteti bujqësor ka rënë për shkak të efekteve të ndryshimit të klimës.

Në të gjithë botën, fermerët po prodhojnë 20 për qind më pak ushqim sesa do të kishin prodhuar nëse kushtet mjedisore do të ishin të njëjtat me ato të viteve 1960.

Kryesorja është ndryshimi i modeleve të motit, thonë studiuesit, duke përfshirë përmbytjet në rritje dhe thatësira në zona të ndryshme.

Zhvendosjet drastike dhe të papritura të lidhura me ndryshimin e klimës e bëjnë më të vështirë për fermerët të planifikojnë strategji prodhuese për të pasur korrjen më të suksesshme.

Rajonet aktuale si Amerika Latine, Karaibet dhe Afrika janë goditur më keq.

Por, në bujqësi, fermerët nuk janë në kontroll të të gjithë faktorëve që ndikojnë në prodhimin e tyre, duke e bërë produktivitetin të ndërlikuar për t'u llogaritur.

"Kur një fermer merr një vendim ekonomik si ai që duhet të mbjellë në qershor, askush nuk e di se cili do të jetë rezultati i këtij vendimi deri në gjashtë muaj më vonë. Kjo është një ndër arsyet pse ato janë një nga grupet që marrin përsipër rrezik më të madh”, tha Robert Chambers, një profesor i bujqësisë në Universitetin e Maryland.

“Llogaritjet e produktivitetit për bujqësinë nuk kanë përfshirë historikisht të dhëna për motin”, tha ai.

Chambers dhe Ariel Ortiz-Bobea, një ekonomist në Universitetin Cornell, krijuan një model për të llogaritur produktivitetin si tani ashtu edhe atje ku do të ishte nëse modelet e motit do të kishin qëndruar aty ku ishin dekada më parë.

Ata gjetën një ulje prej 21 për qind të produktivitetit botëror bujqësor që nga viti 1961, ekuivalente e humbjes së shtatë viteve të fundit të rritjes.

Efektet, megjithatë, nuk janë të njëtrajtshme: Rajonet më të ngrohta si Afrika, Amerika Latine dhe Karaibet kanë përjetuar ngadalësime të rritjes midis 26 për qind dhe 34 për qind, përfundoi studimi.

“Disa njerëz mendojnë për ndryshimin e klimës si një problem të largët, diçka që duhet të shqetësojë kryesisht brezat e ardhshëm”, tha Ortiz-Bobea.

"Studimi ynë zbulon se ndryshimet klimatike [të bëra nga njeriu] tashmë kanë një ndikim disproporcional në vendet e varfra që varen kryesisht nga bujqësia", shtoi ai./Motilokal.com