Temperaturat e larta kërcënojnë ruajtjen e ushqimit

Temperaturat e larta kërcënojnë ruajtjen e ushqimit

Ndryshimi i klimës po kërcënon ndjeshëm furnizimet me ushqim në të gjithë botën pasi magazinimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak të rritjes së temperaturave.

Globalisht, ushqimi zakonisht ruhet në ambiente të jashtme pas korrjes, para përpunimit. Ndërsa temperaturat po rriten dhe modelet e motit ndryshojnë, çmimet mund të rriten pasi prodhuesit detyrohen të instalojnë pajisje të shtrenjta për të mbrojtur ushqimin e tyre nga prishja.

Për shembull, Brian Sackett, që jeton në Mecosta, Michigan, iu desh të shpenzonte 125 mijë dollarë në një njësi të re ftohëse për të mbrojtur patatet. Nga korrja e shtatorit deri në fund të pranverës, fermerët e patates në Michigan janë mbështetur prej kohësh te makineria për të mbajtur patatet e tyre të freskëta.

“Ajri i freskët po pakësohet gjatë gjithë kohës”, theksoi Sackett.

Ndërkohë, në Afrikën Sub-Sahariane, rritja e temperaturave do ta bëjë shumë më të lehtë për mykun dhe insektet të shkatërrojnë depot e drithërave.

Pjesët më të thella të oqeanit po ngrohen gjithashtu, duke bërë që niveli i detit të rritet. Rreth 90 për qind e nxehtësisë së absorbuar nga planeti që depërton në oqeane. Sipas modeleve të klimës, nivelet e larta të ndotjes së klimës do të depërtojnë më thellë në det deri në fund të shekullit. Kur kjo të ndodhë, ajo do të kërcënojë krijesat në dete./Motilokal.com