Shkencëtarët kanë parashikuar se në botë gjatë 2 milionë viteve kanë jetuar 2.5 miliard dinozaurë të llojit T-rex, shkruan AA.
Universiteti i Kalifornisë publikoi një studim mbi atë se sa dinozaurë mund të kenë jetuar gjatë më shumë se 127 mijë brezave, duke llogaritur madhësinë e trupit të dinozaurëve, pjekurinë seksuale dhe nevojat e tyre për energji.
Si rezultat i hulumtimit është parashikuar se gjatë 2 milion viteve mund të kenë jetuar 2.5 miliardë dinozaurë të llojit T-rex.
Sipas këtij hulumtimi ky lloj i dinozaurit ka jetuar në Amerikën Veriore gjatë 1.2 milion deri në 3.6 milionë vitesh.
Drejtori i Muzeut të Paleontologjisë pranë Universitetit të Kalifornisë, Charles Marshall tha se janë gjetur 100 fosile të dinozaurëve T-rex, prej të cilëve 32 janë meshkuj.
Ai theksoi se në vend të 2.5 miliard, të kishin jetuar 2.5 milion dinozaurë, ndoshta kurrë nuk do ta dinim se dinozaurët ekzistonin.
Më tej në hulumtim thuhet se dinozaurët e llojit T-rex, në pjekurinë seksuale e kanë arritur brenda 14 dhe 17 viteve dhe se kanë jetuar 28 vite./Motilokal.com
