Fundjava në Kosovë parashikohet të jetë me vranësira reshje shiu dhe në viset malore borë.
Sot në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re dhe në mbrëmje me vranësira. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -2 deri në 9 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të vranët e me reshje shiu. Në viset malore priten edhe reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 4 °C.
E diela do të nis me vranësira dhe riga lokale shiu, pasditja pritet të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 12 °C./Motilokal.com
