Rrufeja e bën copë-copë një pishë brenda sekondash [Video]

Rrufeja e bën copë-copë një pishë brenda sekondash [Video]

Shërbimi Kombëtar i Motit i Green Bay-it të Wisconsin-it, SHBA, ka publikuar një pamje kur rrufeja e fortë godet një pemë pishe, duke e bërë copë-copë.

Pisha u shpërnda në copa në një sekondë, gjë që është provë e fuqisë shkatërruese të këtij fenomeni atmosferik.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së Green Bay Wisconsin ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun e goditjeve të rrufesë me parullën “kur rrufeja gjëmon, rrini në shtëpi”.

Drejtoresha Jennifer Johnson i tha bashkëpunëtorit të CNN WLUK se goditja ndodhi pak para orës 8:30 të mëngjesit, ndërsa nxënësit e klasave të nënta dhe të 10-ta po bëheshin gati që t’i nënshtroheshin një testi.

Askush nuk ishte lënduar dhe asnjë dëm nuk i kishte ndodhur shkollës./Motilokal.com