Një i ri bën letër nga gjethet e rëna për të parandaluar shpyllëzimin

Një i ri bën letër nga gjethet e rëna për të parandaluar shpyllëzimin

Kur Valentyn Frechka ishte 19 vjeç dhe ende një student që jetonte në një fshat të Ukrainës rurale, ai filloi të punojë në një projekt shkencor për të kthyer gjethet e rëna nga bimët në letra dhe çanta kartoni të biodegradueshme.

Tre vjet më vonë, projekti përparoi në mënyrë të konsiderueshme dhe ai nisi një iniciative të quajtur "Gjethe letre", duke prodhuar qese letre dhe paketim nga fijet e nxjerra nga gjethet e pemëve.

Student Makes Paper Bags From Fallen Leaves To Prevent Deforestation

Ai arriti të krijoj një biznes lokal të prodhimit të kartonit dhe themeloi një kompani të vogël me qendër në Zhytomyr, Ukrainë, duke synuar të zvogëlojë ndikimin mjedisor të prodhimit të letrës.

Student Makes Paper Bags From Fallen Leaves To Prevent Deforestation

Frechka i tha Reuters: “Ideja është e drejtpërdrejtë. Gjërat që besohet se janë mbeturina mund të ripërdoren ose riciklohen. Gjethet janë mbetje që duhen hequr nga parqet sepse ato lëshojnë shumë karbon ndërsa kalben. Është një mundësi për një klient që të përdorë ambalazhe miqësore me mjedisin.”

Valentyn Frechka

Frechka beson se iniciativa e tij mund t'i japë fund shpyllëzimit të shkaktuar nga prodhimi i letrës së thjeshtë. Ai gjithashtu tregon se mbeturinat nga produktet e tij mund të riciklohen dhe të përdoren përsëri për qëllime të ndryshme.

Letra u prodhua vetëm nga gjethet e mbledhura në parqet e Kievit.

Valentyn Frechka

Frechka planifikon të shkojë në prodhim komercial. Ai është i hapur për çdo propozim nga ndërmarrjet në mbarë botën, kushdo që dëshiron të bashkohet me këtë metodologji të re ekologjike për të bërë letër.

Vitin e kaluar, revista Forbes e Ukrainës përfshiu Frechka në listën e 30 ukrainasve më të suksesshëm nën 30 vjeç./Motilokal.com

Student Makes Paper Bags From Fallen Leaves To Prevent Deforestation