Zyrtarët në Kinën veriore kanë përuruar atë që ata thonë se është sinjali i parë i trafikut në botë për devetë.
Sinjali hyri në veprim të dielën në një zonë të njohur për turistët pranë Dunhuang City, provinca Gansu, njoftoi të hënën media shtetërore kineze ECNS.
Por vizitorët në Malin Mingsha tani do të jenë të sigurt nga përplasjet e deveve, falë sinjalit të ri të trafikut, i cili bëhet jeshil për t'i lënë kafshët të kalojnë dhe të kuqe për t'i bërë ato të ndalojnë.
Mali Mingsha është i njohur edhe si Mali Sands Singing për shkak të zhurmave që bën rëra kur ecën.
Në vitet e fundit, turizmi në zonë është rritur, falë Malit Mingsha, kompleksit tempullor të shpellave Mogao dhe qafave të Yumen dhe Yangguan, të cilat janë portat më perëndimore të Murit të Madh./Motilokal.com
