Hotelet lundruese janë shfaqur në të gjithë botën gjatë viteve të fundit, me destinacione si Dubai dhe Katari që kryesojnë rrugën me struktura gjithnjë e më inovative dhe të çuditshme.
Por ky koncept i ri nga një ekipi turk i dizajnit “Architectural Design Studio” po ideon projektin e hoteleve lundruese, të cilët mund të gjenerojnë vetë energjinë elektrike, duke mbledhur dhe ripërdorur ujërat e shiut apo mbetjet ushqimore.
Nëse ndërtohet, Struktura lundruese do të funksionojë në një mënyrë të ngjashme me një gjenerator, duke shfrytëzuar rrymën e ujit, turbinat e erës dhe fuqinë e baticave, duke e shndërruar të gjithë këtë energji në energji elektrike.
Lëvizja e tij duhet të kontrollohet nga pozicionimi dinamik, një sistem i kontrolluar nga kompjuteri që përdoret për të ruajtur pozicionin dhe drejtimin e anijeve, si dhe helikave dhe shtytësve.
Sidoqoftë, mysafirët nuk kanë gjasa të përjetojnë ndonjë marramendje, pasi duhen 24 orë që hoteli të rrotullohet plot 360 gradë.
I ideuar të ketë rreth 152 dhoma dhe një luks që i shkon përshtat vendeve të tilla, hoteli fillimisht do të ndërtohet në Katar, por projekti sipas dizajnerëve, mund të vendoset kudo për shkak të “tiparit të tij të lëvizshëm”.
Ekipi beson se pavarësisht vonesave për shkak të pandemisë, projekti pritet të përfundojë deri në vitin 2025. Megjithatë, synimi është që të punohet për 16 hotele të tilla luksoze që do të ndërtohen posaçërisht për Kupën e Botës, 2022./Motilokal.com

